“S’kisha dhimbje, por po vdisja”, Navalny akuzon Putinin për helmimin e tij

PUBLIKUAR

Lideri i opozitës së Rusisë, Alexei Navalny, fajëson presidentin, Valdimir Putin, se qëndron pas helmimit të tij, transmeton Gazeta Express.

Në intervistën e parë pas rikuperimit në Gjermani, 44-vjeçari thotë se Putin qëndron pas tentativës për vrasje.

“Nuk kam shpjegim tjetër të asaj çfarë ndodhi”, tha Navalny për “Der Spiegel”.

Opozitari rus bëri me dije se nuk ndjeu dhembje pas helmimit, teksa shtoi se e dinte që po vdiste. Sipas gazetës gjermane, kritiku i Kremlinit ka pohuar se qëllimi i tij tani është të qëndrojë pa frikë përballë presionit të autoriteteve ruse.

Navalni u helmua në muajin gusht, me atë që qeveria gjermane e përcaktoi si agjent nervor novichok. Ai qëndroi në koma për disa javë, ndërsa vijon rikuperimin në një spital të Berlinit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...