Skenaristi Zymber Kelmendi tregon gjithçka rreth filmit“Tri dritare dhe një varje”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

20140722142028382

 “Fuqia e filmit është e jashtëzakonshme. Nuk ka ekran që e zëvendëson pëlhurën e kinemasë. Vetëm ajo është magjike”, thotë  skenaristi Kelmendi.

LipjaniNews:  Cila është tema kyqe e filmit?

Zymber Kelmendi: Tema e filmit ka të bëjë me pasojat e dhunimit gjatë luftës në Kosovë. Shikuar nga aspekti tematik, kemi të bëjmë me një temë që, ashtu si të gjitha temat e tjera janë trajtuar në një mënyrë apo në një tjetër në kinematografi. Interes të veçantë si këtu si jashtë vendit ka zgjuar këndvështrimi i problemit. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një këndvështrim të burrave karshi problemit të dhunimit në luftë.. Dua të potencoj një gjë me këtë rast; shumicën e rasteve këtu, kur i janë referuar skenarit, i janë referuar si “temë”. Kjo gjë nuk qëndron. Lufta, dashuria, dhuna, xhelozia…janë me mijëra filma me këto tema. Nuk ke çka zbulon më. E rëndësishme nuk është çka shkruhet, por si shkruhet. Skenari nuk është tema. Tema e një filmi asnjëherë nuk deklamohet; ajo mund të lexohet brenda një skene apo edhe një fjalë të vetme. E skenari është shumë më tepër. është struktura, është ndërthurja- apo ajo që një teroricient i filmit e quan edhe si “renditje e emocioneve”. Për mua me rëndësi në këtë rast ka qenë që të kem një çasje me të veçantë karshi kësaj teme. Dhe duket se ka funksionuar. Të paktën këtë përshtypje e kam nga Premiera Botërore në Sarajevë, e poashtu edhe nga Premiera në Prishtinë.

LipjaniNews: Si lindi ideja që pasi e shkruat metrazhin e shkurtër që ta bëni atë të gjatë?

 Zymber Kelmendi: Është e vërtetë që filmi, gjegjësisht skenari është bërë fillimisht si film i metrazhit të shkurtër, me regji të Faton Bajraktarit, dhe natyrisht me skenar timin, dhe pastaj është zgjeruar edhe si skenar për film të metrazhit të gjatë. Ka qenë ndoshta kjo sprova e parë që t’i hyj më thellë trajtimit të kësaj problematike në aspektin e skenarit, që ka rezultuar me një pritje afirmuese nga ata që kanë parë filmin, duke me krijuar siguri për të vazhduar tutje. Natyrisht se në këtë rast meritë të veçantë ka prof. Isa Qosja, i cili pasi e kishte shikuar këtë film (të metrazhit të shkurtër), shprehu interesim që unë t’i hyja punës për skenarin e filmit që është tani, pra “Tri dritare dhe nje varje”. Përveç që skenari është bërë me i gjatë, po ashtu më i gjatë është bërë edhe titulli, ngase më herët ishte vetëm “Tri dritare”, kurse në versionin e gjatë është “shtuar”, edhe një “varje”.

20140722142131715600

LipjaniNews: Si lindi ideja që pasi e shkruat metrazhin e shkurtër që ta bëni atë të gjatë?

Zymber Kelmendi: Nëse i hyj një krahasimi të tillë, do tingëllonte subjektive çka do që them. Paraprakisht mendoj se në Kosovë bëhen shumë pak filma. E kam fjalën për metrazh të gjatë. Fatkeqesisht. Pa dashur që të bëj kritikun, apo të vë theksin në ndonjë nga projektet e pasluftës, përfshirë edhe “Tri dritare…”. Ajo që mua si skenarist më ka rënë në sy si e metë, në pjesën dërrmuese të filmave që janë bërë, ka qenë dëshira për të “përmbledhur” gjithë problemet e një shoqërie, apo epoke të caktuar brenda një filmi. Rrjedhimisht brenda një ore e gjysmë apo edhe dy orë. Kjo sikur e ka stërngarkuar secilën linjë të filmave, dhe ka bërë që publiku të “stërngopet” me atë që i është ofruar. Dhe ka munguar një gjë- impakti emocional. Shumë njerëz mund të mospajtohen me mua, por ky është mendimi im. Në kinematografi vlen një thënie që, “nëse një shikues del nga kinemaja, me të njëjtin emocion që ka hyrë në kinema, ai ka të drejtë të kërkoj të hollat e biletës”. Prapë pa dashur të bëj krahasime, e them me sinqeritetin më të madh se cdo njeri qe kam takuar, pasi ka shkikuar filmin “Tri dritare…”, e ka thënë se filmi e ka emocionuar shumë. Natyrisht se, si skenarist,  kjo gjë më bën të ndjehem mirë. E përveç veçorive që sjell skenari, pastaj kemi të bëjmë me çasjen regjisoriale, aktrimin e shumë elemente të tjera që e dallojnë një film nga një tjetër.

20140922183604399600

LipjniNews: Me cilat çmime është shpërblyer filmi?

  Zymber Kelmendi: Filmi fillimisht është mbështetur nga QKK (Qendra Kinematografike e Kosovës). Më konkretisht në Konkursin vjetor për projekte që hap QKK. Skenari ka fituar përkrahjen apo poetimin më të madh.  Kjo ka hapur rrugë projektit për të konkuruar edhe në konkurse të tjera. Një punë shumë të madhe ne kete rast kanë bërë edhe producentët Shkumbin Istrefi dhe Mentor Shala. Poashtu projekti qysh në fazën përgatitore ka fituar në Cottbus të Gjermanisë çmimin “Best Pitch Award” në “14th East-West Coproduction Market” në kuadër të Festivalit Connecting Cottbus të mbajtur në nëntor 2012. Pastaj në vitin 2013, në edicionin e 19-të të Festivalit të Sarajevës, në Seksionin “Work in Progress”, filmi ka fituar çmimin e parë, çmim ky që jepet nga kompania prestigjioze e post-produksionit “Post Republic” nga Berlini e që ka vlerën prej 80 mijë euro shërbime të post-produksionit. Kurse pas Premierës botërore, qe ishte muajin e kaluar në Sarajevë, ku edhe mori çmimin CineEurope. Filmi para pak ditësh fitoi edhe “Gladiatorin e artë” ne Festivalin ndëkombëtar të filmit në Durrës. Dhe kjo ndodhi në mesin e një numri filmash, te punuar nga filmbërës me emër në Evropë dhe botë. Mbetët të shohim tutje, pasi filmi është i ftuar në disa Festivale të rëndësishme ndërkombëtare.

LipjaniNews: Sa jeni të kënaqur me rolet në këtë premierë?

  Zymber Kelmendi: Skenaristët, kur shkruajnë për film, zakonisht kanë ndonjë aktor në kokë që e shohin bazuar në kontuarat e personazhit që e krijojnë. Por ndarja e roleve, pothuajse asnjeherë, për të mos thënë kurrë nuk është çështje e skenaristit. është punë e regjisorit, producentit. Mund të ndodh vetëm ndonjë sygjerim por asnjëherë vendimmarrje lidhur me këtë pjesë të filmit. E them pa asnjë dilemë se aktrimi, mishërimi me personazhet i bërë nga aktorët në këtë film për mua ka qenë pjesë shumë e fortë e gjithë filmit. Kjo duke ju falenderuar aktorëve si Luan Jaha, Irena Cahani, Donat Qosja, Aurita Agushi, Leonora Mehmetaj, pa i përmendur të gjithë, e veçanërisht regjisorit Qosja i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme edhe në këtë aspekt. Qoftë me përzgjedhje poashtu edhe me qasjen e secilit karshi personazhit.

tri_5214

LipjaniNews: Ju si skenarist, sa mendoni qe ju jepet hapësirë e duhur të shprehni talentin tuaj në lidhje me tematika paksa delikate?

 Zymber Kelmendi:  Përderisa filmi është art kolektiv, pra nuk kemi të bëjmë me një punë të kryer, së puna është kryer nga një person, është kogja e vështirë të flasim për hapsirë krijuese. Një piktor, apo një poet shpërfaq gjithë taletin dhe profesionalizmin e tij në pikturë apo letër dhe të tjerët e pranojnë ose jo atë që ai ka bërë. Në filmi nuk shkon kështu. Jo. Në momentin kur shkruhet skenari kalon te njerëz të tjerë. Thirren prapë të tjerë… Përgatitje, xhirime… pra është proces jo i shkurtër dhe jo i lehtë që të kemi një film. I përmenda të gjitha këto sepse nuk kemi të bëjmë me një hapësirë krijuese të cilën e gjen apo nuk e gjen një skenarist. Supozojmë se mund të ketë skenarë shume interesantë, shumë të fuqishëm, por një skenar i tillë mund të jetë shumë i kushtueshëm për tu bërë film. Pra nuk kemi të bëjmë me mungesë talenti nga skenaristët, por me mungesë buxheti për të bërë film. Fatkeqësisht skenarët nuk janë letersi të lexohen nga masa. Ata i dedikohen filmit, dhe përderisa nuk bëhet film ai skenar nuk ekziston. Askush nuk flet për të. Dhe si të tillë ne nuk mund t’i vlerësojmë.

LipjaniNews: Mesazhi juaj lidhur me kinematografinë?

Zymber Kelmendi: Fuqia e filmit është e jashtëzakonshme. Një studiues mitesh, e rrëfen një udhëtim të tij, kur ai ishte në një vend të thellë afrikan. Kur ai viziton një vendas, e kupton se në shtëpinë e tij nuk ka asgjë. Madje as vend për të fjetur. Thjeshtë në tokë. Por ajo qe i bie në sy është një poster filmi, nga filmi “Ethet e së shtunës mbrëma”! Kjo është forca e filmit. Magjia e filmit. Art që ka depërtuar në çdo shtëpi. Thjeshte ne çdo shpirt. Të shikosh një film nuk do të thotë të humbasësh dy orë. Përkundrazi, do të thotë të hysh në një botë, dhe për dy-tri orë të beshkëjetosh me personazhe, fate, situata, ambiente nga më të ndryshmet dhe me interesantet. Këtë e afron vetëm filmi. Shikoni sa më shumë filma, e sidomos në kinema. Nuk ka ekran që e zëvendëson pëlhurën e kinemasë. Vetëm ajo është magjike.

 

Realizoi intervistën Albina Zeneli/LipjaniNews/.

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...