Skandali seksual: Kjo është dëshmia e shqiptares që demaskoi gjyqtarin (Video)

PUBLIKUAR

Për gati 6 orë prokurorët e Krimeve të Rënda morën në pyetje 38-vjeçaren që denoncoi kryetarin e gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi.

Oficerët e policisë gjyqësore udhëtuan drejt Gjirokastrës ku jeton gruaja e divorcuar.

Fillimisht ajo u ka shpjeguar hetuesve se si një kontratë fiktive që kalonte shtëpinë te ish-vjehrra u bë shkak që pas divorcit ajo të dilte jashtë.

Burime nga grupi i hetimit thanë se 38¬vjeçarja ka këmbëngulur në variantin e saj, se kreu i gjykatës i ka kërkuar vazhdimisht favore seksuale duke i premtuar se do të ndërhynte për të zgjidhur çështjen e pronësisë në favor të saj.

Sipas dëshmisë së dhënë nga denoncuesja, Boçi e ka orientuar të paguajë lekë për të fituar çështjen.

Ajo thotë se vendosi të regjistrojë takimet me kreun e gjykatës pas humbjes së çështjes në Shkallën e Parë me vendim të gjykatëses, Blerta Cibuku, shkruan Tv Klan.

Nëna e dy fëmijëve ka thënë para prokurorëve se Boçi kishte marrë përsipër ta ndihmonte edhe kur çështja ndodhej në Apel.

Por edhe Shkalla e Dytë i dha të drejtë ish-vjehrrës së saj dhe çështja shkoi në Gjykatën e Lartë. Në Qershor të këtij viti edhe kjo gjykatë vendosi të mos e pranojë ankimin

“Pasi mbeta pa shtëpi dhe pa pension ushqimor për fëmijët kërkova ndihmë pranë emisionit Investigativ “STOP,” ku dorëzova përgjimet bashkë me kërcënimet e kreut të Gjykatës”-thotë 38-vjeçarja në dëshminë e saj.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...