Skandalet e yjeve me bamirësi

PUBLIKUAR

yy

Është e ditur se pjesëtarët e botës së shoubiznesit me fjalë janë tepër zemërmirë, por problemi paraqitet kur bamirësia e tyre nuk aplikohet në vepër.

Shumë herë kanë paralajmëruar miliona në ndihma për të rrezikuarit, por pastaj shifrave milionëshe ua kanë hequr disa zero, prandaj nga zemërgjerësia e tyre ka mbetur vetëm shkronja ‘Z’.

Lady Gaga më 2011 kishte iniciuar në ueb-sajtin e saj shitjen e byzylykëve me qëllim të mbledhjes së parave të cilat do të shkonin për viktimat e tërmetit në Japoni. Njerëzit ishin përgjigjur ndaj këtij aksioni, por paratë nuk kishin shkuar për ata që ishin në nevojë.

Organizata bamirëse e aktorit Alec Baldwin, e cila i dedikohet ndihmës për të sëmurit me kancer dhe të cilën e udhëheq mamaja e saj Carol, kohë më parë është gjetur në listën e të dyshuarve.

Është zbuluar se në këtë organizatë punon motra e aktorit të famshëm, e cila për punën e saj fiton qindra mijëra dollarë.

Alec ka deklaruar se udhëheqja e biznesit të kësaj shoqate është e hapur dhe nuk ka punë të dyshimtë. Ish bashkëshortët Tom Cruise dhe Katie Holmes, më 2009 kishin organizuar aksionin për mbledhjen e parave për një vajzë të sëmurë.

Më vonë ishte mësuar se mamaja e vajzës qëndron prapa mashtrimeve të shumta dhe aksioneve të rreme për ndihmë fëmijës së saj.

Kate dhe Tom kishin deklaruar se nuk i kanë ditur këto detaje. Shitja e madhe bamirëse e rrobave në e-Bay nga ana e Kim Kardashian, ka pasur një epilog interesant. Viktimave të tajfunit në Filipine, u kanë shkuar vetëm 10 për qind të parave të mbledhura.

Fansat e kanë kritikuar ashpër, ndërsa ajo është mbrojtur me heshtje. Edhe burri i tanishëm i Kim-it, Kanye West, dy vite më parë kishte krijuar një shoqatë bamirëse e cila mbante emrin e tij dhe kishte grumbulluar 570 mijë dollarë për çështje humanitare, por asnjë cent nga këto para nuk kishin shkuar aty ku duhet por vetëm për shpenzime administrative, ndërsa në vend të përgjigjes ndaj akuzave, reperi kishte mbyllur fondacionin./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Edhe Çun Lajçi përfshihet në Big Brother, i reagon Jozit: Si ka mundësi që ofendon nënat kosovare, ju e urreni kosovarin e vetëm që...

Big Brother VIP tashmë është një format shumë i ndjekur që po komentohet gjithandej...

Gerta Gixhari e bindur pas dramës me Gjestin: Kam ndërgjegje të pastër

Gerta Gixhari ka folur për herë të parë rreth situatës që ka shpërthyer në...

Xheneta Fetahu thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Kam qenë e vërtetë, edhe pse kam bërë gabime

Xheneta Fetahu ka thyer heshtjen duke u shfaqur për herë të parë në një...