Për shkak të korumit nuk është mbajtur mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal në Lipjan.
PDK-AAK-PSDK, asnjë asambleistë të këtyre partive nuk ishte asnjë prezent në sallën e Kuvendit.
Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, tha pra të pranishmëve se asambleistët që sot nuk ishin prezent së pari duhet të kenë interesin publik pastaj të tyre.
Ahmeti tha se mos prezenca e tyre, nuk mundët me e pengua asnjë projekt për tu implementuar në Lipjan, as Fushën Sportive, as Sheshin “Adem Jashari” dhe shumë projekte të tjera.
Lulzim Rrustemi nga radhët e PDK-së në Lipjan tha se ka dështuar përpjekja e radhës e kryetarit të komunës dhe kryesueses së kuvendit për ti mbulua dështimet në qeverisjen lokale dhe mosfunksionimin e Kuvendit para qytetarëve të komunës së Lipjanit!
“Kryesuesja e KK-së Vlora Limani Hajnuni në bashkëpunim me Kryetarin e komunës z. Ahmeti po bllokojnë qëllimshëm punën e Kuvendit në Lipjan , shkelin Ligjin për Vetëqeverisje Lokale duke shpërfill thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të nënshkruar nga 13 anëtare të KK-së nga PDK , AAK , PSDK të thirrur me 21.04 2017 , nuk procedon këtë mbledhje për të cilen e obligon LVL por thirr mbledhje të re të KK -së në kundërshtim të plotë me LVL “, tha Rrustemi për LipjaniNews
Sipas Rrustemit, PDK-AAK-PSDK, Kërkojnë që urgjentishtë të procedohet mbledhja e jashtëzakonshme e thirrur nga anëtarët e KK në përputhje me LVL , që të kthehet funksionimi normal i punës në Kuvend . Një vones e tillë e MAPL për monitorim të punës së Kuvendit të Lipjani na shtyn këtë qështje ta ngrisim në nivele tjera të llogaridhënjes deri në gjykatë, tha ai në fund./LipjaniNews.com/


