S’ka debutim për Ramosin për shkak të një dëmtimi, PSG me komunikatë zyrtare

PUBLIKUAR

ergio Ramos duhet të presë që të debutojë me fanellën e Paris Saint Germain.

PSG luan sonte miqësore me Sevillën, por ish kapiteni i Realit s’do të luajë në këtë ndeshje.

Klubi francez ka njoftuar se Ramos ka pësuar një dëmtim muskulore në stërvitjen e fundit dhe do të jetë jashtë së paku shtatë ditë, çka do të thotë se duhet të presë edhe disa ditë për të debutuar me fanellën e klubit të ri.

“Ai vuan nga një tërheqje muskulore në këmbën e majtë. Pritet të rikthehet pas rreth një jave”, thuhet në komunikatën e PSG-së.

Ramos u largua këtë verë nga Real Madridi pas 16 vjetësh, pasi i skadoi kontrata dhe nuk gjeti akordin me klubin për të rinovuar për të paktën edhe një sezon.

PSG e shfrytëzoi këtë duke marr njërin prej mbrojtësve më të mirë në histori me parametra zero, derisa i ka ofruar kontratë dy vjeçare, deri më 2022. 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...