S’ka autobusë deri në vjeshtë

PUBLIKUAR

Komuna e Prishtinës kohë më parë kishte premtuar se gjatë muajit prill do të lëshohen në qarkullim edhe 21 autobusë të rinj, por tash ata thonë se një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë deri në vjeshtë, shkruan sot, gazeta Zeri.

Pas shumë polemikash për blerjen e 51 autobusëve të rinj për komunën e Prishtinës, më 17 shkurt u lëshua në qarkullim kontingjenti i parë prej 30 sosh.

Mirëpo, pjesa e tretë kontingjentit prej 21 autobusëve ishte premtuar që të vijë në Prishtinë në fund të muajit mars ose në prill, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe nuk pritet të ndodhë të paktën deri në fund të verës.

Në Komunën e Prishtinës thonë se vonesa ka ndodhur për shkak të problemeve me bordin e “Trafikut Urban”, derisa kanë premtuar se vjeshta do ta gjejë Prishtinën me stacione të reja, linja të reja dhe plot 51 autobusë të rinj urbanë, shkruan gazeta Zeri.

Edhe në “Trafikun Urban” fajin për mosardhja e autobusëve të rinj ia kanë hedhur bordit të kësaj ndërmarrjeje.

Erzen Vraniqi, zëdhënës në Komunën e Prishtinës, ka thënë për “Zërin” se porosia për kontingjentin e fundit të autobusëve është shtyrë për shkak të bordit të ndërmarrjes së “Trafikut Urban”, i cili sipas Vraniqit ishte i paligjshëm dhe ka tentuar që të marrë vendime në dëm të ndërmarrjes…

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...