Situatë kaotike në aeroportin e Kabulit, afganët po tentojnë me çdo kusht të futen në aeroplanët transportues – ambasadori francez filmon evakuimin

PUBLIKUAR

Derisa talibanët po festojnë në qendër të Kabulit dhe po fotografohen në zyrën e presidentit në ekzil Ashraf Ghani, në aeroportin ndërkombëtar Hamid Karzai po vazhdon evakuimi.

Pavarësisht të gjithave, evropianët dhe afganët që kanë bashkëpunuar me NATO-n dhe ushtrinë amerikane po tentojnë t’i shpëtojnë më të keqes, nga frika e hakmarrjes së talibanëve, të cilët pretendojnë se pa shkrepjen e as edhe një plumbi janë futur në Kabul, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht që në qytet janë futur talibanët, evakuimet kanë vazhduar. Pothuajse të gjithë diplomatët evropianë dhe anëtarët e misionit ushtarak të vendeve të NATO-s kanë shkuar në aeroport ku po sigurohen nga marinsat amerikanë, derisa talibanët janë shpërndarë në të gjitha anët.

Të shtëna sporadike dhe granatime ka pasur, por evakuimi për asnjë moment nuk është ndalur. Madje ajo që po quhet evakuim është dokumentuar edhe nga ambasadori francez në Afganistan, David Marton, i cili filmoi momentin e evakuimit me helikopterin e ushtrisë amerikane si dhe momentin kur futen në fluturake punonjësit e ambasadës.

Në anën tjetër, ministrja franceze Florense Parli, ka njoftuar se mbrëmë presidenti Emmanuel Macron ka urdhëruar që dy aeroplanë transportues C-130 dhe A-400 M të fluturojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, nga ku të hënën në orët e para të mëngjesit do të fillojë operacioni i evakuimit dhe tërheqjes së rreth 200 shtetasve francezë nga Afganistani.

Aeroplanët do të fluturojnë në relacionin Kabul-Abu Dhabi, ku do t’i presin pjesëtarët e forcave ajrore dhe do të bëhen gati për rikthim në vendlindje.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...