Situatë alarmante në Prishtinë, më shumë se gjysma e të infektuarve të sotëm janë nga kryeqyteti

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti po qëndron në vizitë zyrtare në Izmir të Turqisë

Dje gjatë ditës në një vizitë zyrtare në qytetin e Izmirit të Turqisë, kryetari...

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...

Në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 77 raste të reja me koronavirus, janë shëruar 59 të tjerë, ndërkaq nuk ka pasur raste të vdekjes si pasojë e virusit, raporton Express

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.

IKSHPK ka njoftuar janë testuar 649 mostra, nga të cilat 77 kanë rezultuar pozitive.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 649 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 77 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.

Komuna me më së shumti raste pozitive edhe sot është Prishtina, me 46 persona të infektuar në 24 orët e fundit.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 46 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan dhe Shtime”, njofton IKSHPK.

Ndërkohë, numri total i rasteve pozitive është 16.502 raste nga 77.272 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 59 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.333./Express/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...

Mot i vranet dhe me shi

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë...

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...