Siria u godit me raketat e njëjta si Serbia

PUBLIKUAR

SHBA-të dhe aleatët e saj, Britania e Madhe dhe Franca ndërmorën sulme ajrore kundër bazave ushtarake siriane, duke hedhur më shumë se 100 raketa.

Këto sulme pasuan përdorimin e armëve kimike nga regjimi i Assadit ndaj civilëve në Duma javën që lamë pas, ku mbetën të vrarë dhjetëra civilë, në mesin e tyre edhe shumë fëmijë.

Po çfarë raketa përdori Amerika për të sulmuar uzinat ushtarake siriane ku prodhoheshin armët kimike?

Sipas vlerësimeve të ekspertëve ushtarakë, SHBA-ja sipas të gjitha gjasave kundër Sirisë ka përdorur raketa të quajtura “Tomahawk”, shkruan lajmi.net.
Kjo raketa e cila lëshohet nga anijet luftarake udhëton me shpejtësinë e aeroplanëve komercial dhe mund të bartë koka shpërthyese deri në 330 kilogramë.

“Tomahawk”-at janë në arsenalin e SHBA-ve që nga viti 1980, kurse për herë të parë janë përdorur në “Luftën e Gjirit”. Ato janë përdorur edhe në sulmet e NATO-s ndaj forcave serbe gjatë luftës së vitit 1999 për çlirimin e Kosovës.

Fluturojnë në lartësi ekstreme të ulëta, kurse deri më sot janë përdorur në më shumë se 2300 sulme. Pra kjo statistikë tregon se sa efikase janë këto raketa. Vitin e kaluar SHBA ka shkrepur 59 raketa “Tomahawk” në bazën ajrore Shajrat, të Sirisë, kundër ISIS-it.

Secila raketa kushton 1.4 milion dollarë dhe mund të arrijë caqe nga 1300 deri në 2400 kilometra. Ajo që këtë raketë e bënë edhe me vdekjeprurëse është fakti se ajo mund të riprogramohet gjatë fluturimit, pra mund t’i ndryshohet destinacioni

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...