Qeveria siriane i ka mohuar sot kategorikisht akuzat e SHBA-së për vrasje masive në një burg afër Damaskut, përfshirë ekzekutimin e kundërshtarëve të burgosur politikë dhe djegien e trupave të tyre në një krematorium po në atë zonë.
Por, Ministria e Jashtme e Sirisë ka thënë se akuzat janë një komplot i ri hollivudian për ta arsyetuar intervenimin e SHBA-së në Siri, transmeton Express.
Kjo ministri i ka quajtur gënjeshtër dhe sajim akuzat e Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
Dje, Departamenti i Shtetit tha se beson se rreth 50 të burgosur ekzekutohen me varje çdo ditë në burgun ushtarak “Saydnaya”, i cili ndodhet rreth 45 minuta në veri të Damaskut.
Shumica e trupave të të vrarëve pastaj djegën në krematorium me qëllim që të mbulohet vrasjet masive që bëhen aty, ka thënë Stuart Jones, kryediplomat i SHBA-së për Lindje të Mesme, i cili e ka akuzuar presidentin sirian, Bashar Assad se është duke u zhytur drejt një niveli të ri të mëkatshmerisë./Express/


