Sipas shkencëtarëve, tekila është e mirë për shëndetin

PUBLIKUAR

Shumë njerëz e kanë lënë alkoolin në mënyrë që të jenë më të shëndetshëm gjatë këtij viti, por shkencëtarët kanë zbuluar se tekila është faktikisht e mirë për ju.

Kjo për shkak se kjo pije alkoolike është probiotik, gjë e cila ndihmon në mirëmbajtjen e baktereve të shëndetshme në lukth, transmeton Telegrafi.

Tekila përmban fruktan – e cila është molekulë që gjendet në shparg (asparagus) – dhe vepron si fibër e cila në mënyrë natyrale e stimulon prodhimin e insulinës.

Insulina është hormon i cili krijohet nga pankreasi dhe e lejon trupin ta shfrytëzojë sheqerin nga karbohidratet në ushqim të cilat i hani për energji.

Tekila gjithashtu e zvogëlon sheqerin në gjak dhe kolesterinën, pasi përmban agave, i cili është sheqer që vjen nga gjethet.

Dhe kur jeni duke përdorur ilaçe, tekila i ndihmon hapat kundër dhimbjes nga acidi i stomakut.

Nëse keni trup në formë, tekila gjithashtu përmban pak kalori – prandaj mos u frikësoni se do t’i humbni muskujt e barkut!

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...