Sipas KDI-së, Ministria e Drejtësisë, institucioni më transparent!

PUBLIKUAR

Ministria e Drejtësisë vlerëson si shumë të rëndësishëm raportin e publikuar nga Kosova Democtaric Institute (KDI), mbi publikimin e dokumenteve të prokurimit publik nga kabineti qeveritar, në të cilin raport, Ministria e Drejtësisë vlerësohen si një nga institucionet më transparente.

Sidomos ky vlerësim vjen tek shpenzimet publike, aktivitetet e prokurimit si dhe hapësira e lejuar për qasje në dokumente publike.

Ministria e Drejtësisë në një njoftim thotë se në ueb-faqen e sajë, vazhdimisht informon opinionin publik për çdo veprimtari dhe aktivitet të zhvilluar nga Kabineti, agjencionet, departamentet dhe çdo dikaster tjetër i Ministrisë së Drejtësisë, të cilat cilësohen të jenë në dobi të informimit sa më të mirë dhe të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Ministria e Drejtësisë do të jetë e hapur dhe transparente, dhe njëherit do të bashkëpunojë ngushtë me shoqërinë civile, mediat dhe çdo institucion tjetër në funksion të plotë të qëllimit për institucion transparent”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Behrami: PDK respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

Dje, Gjykata Kushtetuese nxori vendimin për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të...

Zhduket një grua në Ferizaj

Një grua është raportuar e zhdukur më 6 mars në Ferizaj. Policia ka njoftuar se...

I mituri ther me thikë një 21-vjeçar në Kaçanik

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së hënës në Kaçanik. Policia ka bërë...