Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata po luajnë sërish së bashku.
Ata e kanë veshur të njëjtën fanellë për shumë vite në ‘Santiago Bernabeu’ dhe kanë korrur suksese me Real Madridin, shpresojnë ta bëjnë edhe këtë edicion me fanellën e Juventusit.
Në ‘Twitter’ është publikuar një video ku Cristiano Ronaldo dhe Álvaro Morata, që nuk ishin në dijeni, ecnin krejtësisht njëjtë pesë metra larg njëri tjetrit dhe në fund që të dy u kthyen në të njëjtën kohë. /Gazeta Express/


