Simptomat e kancerit: Përse nuk duhet ta injoroni dhembjen në gjoks

PUBLIKUAR

Simptomat e kancerit ndonjëherë me shumë lehtësi mund të ngatërrohen me simptomat e ndonjë sëmundje tjetër.

Prandaj, është shumë e rëndësishme të jeni të kujdesshëm për çdo ndryshim të pashpjegueshëm që ju ndodh në trup, transmeton Telegrafi.

Megjithëse disa simptoma të kancerit mund të jenë plotësisht të qarta, siç janë gungat e ndryshme, disa tjera shumë lehtë mund të mos vërehen apo thjesht t’i injoroni duke menduar se nuk janë të rëndësishme.

Një prej simptomave që asnjëherë nuk duhet ta injoroni është dhimbja në gjoks.

Ndonëse kjo dhimbje mund të shkaktohet edhe nga problemet minore, faktikisht mund të jetë edhe simptomë e sulmit në zemër, por edhe e kancerit në mushkëri.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, dhimbja në gjoks që ndërlidhet me kancerin në mushkëri mund të shtrihet deri në shpatulla dhe mund të përkeqësohet kur merrni frymë apo kolliteni.

Përjetimi i dhimbjes në gjoks nuk nënkupton domosdoshmërish se keni kancer në mushkëri e as se jeni duke përjetuar sulm në zemër, por thjesht është mirë të kontrolloheni te mjeku nëse kjo dhimbje është e pashpjegueshme.

Përndryshe, simptomat tjera të kancerit në mushkëri përfshijnë kollin e vazhdueshëm, humbjen e pashpjegueshme të peshës, etj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...