Simptoma e parë e virusit sincicial respirator

PUBLIKUAR

Mjekët në gjithë botën lajmërojnë gjithnjë e më shumë raste të virusit sinicial respirator

RSV shkakton infeksione akute të sistemit të frymëmarrjes te të gjitha grupet e moshave dhe shkaktari më i shpeshtë është bronkioliti te fëmijët.

Infeksionet te fëmijët më të rritur dhe te të rriturit kanë një kanë një pasqyrë më të butë klinike, kurse përjashtim janë personat më të moshuar dhe të sëmurët me sistem më të dobësuar imunologjik.

Siç shkruan „Eat This, Not That“, shenjat të cilat tregojnë këtë infeksion me RSV janë shumë të ngjashme me ftohjen, ndërsa në disa raste edhe me gripin, gjë që një numër i madh njerëzish nuk janë të vetëdijshëm, përcjell Telegrafi.

Mjekët deklarojnë se në shumicën e pacientëve simptoma raportohet si më e shpeshta dhe është edhe simptoma e parë që tregon se mund të jetë një infeksion me këtë virus.

Reklama

Mu si edhe te ftohja apo gripi, rrjedhja e hundëve, siç thonë mjekët, është simptoma më e zakonshme me RSV.

Rrjedhja e hundëve si simptoma e parë më e zakonshme

“Nuk ka ilaç për këtë virus, andaj në shumicën e rasteve vetëm duhet lënë që sëmundja të vazhdojë rrjedhën e vet. Ilaçet pa recetë mund të përdoren për zbutje të simptomave dhe pushimi është veçanërisht i rëndësishëm. Prioriteti i gjumit, veçanërisht kur jeni i sëmurë, do t’ju lejojë të rikuperoheni më shpejt, kështu që mbani një orar të duhur. Dhe sigurisht, duke marrë një sasi të mjaftueshme lëngjesh”, këshillon doktoresha Neha Vajas.

Edhe pse tek të rriturit kuadri klinike nuk është serioz kur bëhet fjalë për infeksion, prindërit që kanë fëmijë të vegjël në kopsht apo shkollë janë më të ekspozuar ndaj një rreziku të shtuar të sëmundjes.

Reklama

“Virusi përhapet shpesh nga fëmijët më të vegjël që e marrin në kolektiv dhe më pas e sjellin në shtëpi”, shpjegon pediatri Per Gesteland dhe shton se si rregull, një prind mund të ketë vetëm simptoma të vogla të ngjashme me të ftohtin, ndërsa një moshë shkollore, fëmija ka një infeksion mesatarisht të rëndësishëm në traktin e sipërm respirator.

Përveç rrjedhjes së hundës, simptoma të tjera që shfaqen kur bëhet fjalë për virusin sincicial të frymëmarrjes janë kolla, ethet, teshtitja dhe humbja e oreksit.

Ndihma e mjekut duhet kërkuar nëse janë të pranishme simptomat e mësipërme, përkatësisht një kollë e vazhdueshme që nuk qetësohet dhe pengon marrjen e ushqimit dhe lëngjeve ose shqetëson gjumin, probleme me frymëmarrjen ose gulçim, ngjyrë e kaltër e buzëve ose zonës rreth gojës, përgjumje e pazakontë ose nervozizëm.

Reklama

Secila nga këto simptoma, paralajmërojnë mjekët, është një shenjë e caktuar se mund të përkeqësohet dhe se ndihma e mjekut është e nevojshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...