Simeone: S’e di çka mendonin ata që thoshin se ne do ta fitojmë La Ligën me 20 pikë epërsi

PUBLIKUAR

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka këmbëngulur se skuadrës së tij do t’i duhet të luftojë fort deri në fund për ta fituar titullin në La Liga.

Pas një serie rezultatesh të dobëta dhe pas barazimit 1:1 me Real Madridin të dielën, Atletico e humbi epërsinë e thellë ndaj rivalit të qytetit dhe Barcelonës në krye të tabelës, transmeton Gazeta Express.

Barcelona është vetëm tri pikë mbrapa Atleticos tani, ndërsa Reali vetëm pesë pikë.

“NE kemi bërë përpjekje shumë të mëdha gjatë këtij sezoni saqë të gjithë po mendonin se ne do ta fitonim ligën me 20 pikë epërsi. Nuk e di se çfarë po mendonin ata kur e thanë këtë”, tha Simeone.

 

Do të jetë një rrugë e vështirë deri në fund për të gjithë. Duam të përmirësohemi nga sezoni i kaluar dhe do të shkojmë në atë vijë”, shtoi ai.

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...