Sigurohet buxhet për pensionet e veteranëve

PUBLIKUAR

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdojnë të ballafaqohen me vonesa në marrjen e pensionit.

Kjo si pasojë e mungesës së buxhetit pasi Qeveria thotë se rritja e numrit të veteranëve ka shkaktuar probleme në buxhetin e Kosovës që ka qenë i dedikuar për veteranët.

Vonesa në marrjen e pensionit veteranët kanë edhe për muajin nëntor pasi Ministria e Financave ende nuk i ka transferuar mjetet financiare në skemën e pensioneve për veteranët.

Mirëpo, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë për gazetën “Zëri” se pensionet e veteranëve do të dalin këto ditë, pasi që tashmë kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Financave për t’i transferuar mjetet financiare në skemën e veteranëve.

“Po, po unë e kam dërguar në Ministrinë e Financave një shkresë për transfer të brendshme, që do të thotë skema ku kemi mjete për t’i transferuar në skemën e veteranëve. Dhe, po presim që këto ditë të bëhet pagesa për muajin tetor”, ka thënë ministri Abrashi.

Vonesa në pagesën e pensioneve kishin edhe për muajin shtator, pasi numri i veteranëve ka shkuar në mbi 28 mijë, të cilët marrin pensione e për të cilët Qeveria nuk kishte planifikuar buxhet, pasi në fillim ishte thënë se do të jenë deri në 14 mijë veteranë që do të marrin pension, meqë pjesa tjetër është e punësuar.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...