Kanë mjaftuar 8 minuta që kryeqyteti i Anglisë Londra të tmerrohet.
Kaq i është dashur një komande të koordinuar terroristësh për të kthyer alarmin dhe panikun në Londër, të cilët fillimisht kanë marrë një autobus duke marrë përpara kalimtarët në London Bridge, e më pas u raportua për njerëz të sulmuar e të therur me thikë në “Borough” market. Ndërsa sulmi i tretë ndodhi në Vauxhall, siç raporton “Daily Mail”.


