Si t’ia bëjmë kur na pushton ndjenja e pafuqisë?

PUBLIKUAR

pafuqia-300x177

Sëmundja e individëve të sunduar nga një ndjenjë pafuqie morale, elementi që i bën të paaftë të realizojnë atë që mendojnë, edhe planet më të mundshme për të arritur, dënimi i tyre praktik, quhet ” dëshirë “. Dëshirojnë, në vend që të duan. Ja pika e tyre e dobët, e keqja e tyre thelbësore. Thjesht, dëshirojnë: e me që vetëm dëshira, përjashto mrekullitë, nuk mundet kurrë të realizohet, akuzojnë e përçmojnë vetveten, e mëshirojnë o e urrejnë sipas momenteve e rasteve dhe e gjykojnë të pafuqishme: të pazotë për të realizuar vetë atë që të tjerët e realizojnë.

Janë të sëmurë nga ngurrimi, mosbesimi. dorëheqja. Këta individë janë ata që duhet ta përdorin shumë autosugjestionin. Ilaçi i vetëm është një punë e zellshme për të bindur veten. Nëse vuan në drejtim të pafuqisë morale, ja kura që duhet të ndërmarrësh menjëherë: Binde veten, në fillim, se gëzimi më i madh i jetës është kur realizon diçka. Të realizosh, në kuptimin modern, do të thotë: të krijosh, të ndërtosh, të bësh një vepër që të imponojë respekt e admirimin nga të tjerët. Ta dish se ekziston edhe tek ty, si tek çdo individ tjetër, as më shumë e as më pak, një forcë realizuese, që duhet të zhvillohet e të shprehet. Mos u impresiono nga fjalët e mëdha, nga mburrjet, nga xhestet fodulle të të tjerëve.

Shpesh  pothuajse gjithmonë pas këtyre xhesteve fshihet një dobësi e madhe. Ata që bëjnë bujë, nuk janë ata që arrijnë sukses në jetë. Prandaj, mos u përul përpara tyre, duke e gjykuar veten gabimisht inferior. Është gabim të besosh vetëm nga energjia e jashtme.

Njeriu që, nën influencën e një shtytje tepër të fortë, di ta detyrojë veten të bëjë 150 hapa e t’i nutuërojë me vëmendjen më të madhe, pa bërë gabim, është mi; i fortë se ai që ulërin e përplas grushtat në tavolinë.

Gjëndet tek ty një energji e fshehur, që mund të të japë, nëse kanalizohet me aftësi e këmbëngulje drejt fushës së realizimeve praktike, rezultatet më të befasishme.

Mos e gjyko keq veten tënde. Edhe ti zotëron mundësi fizike, morale, intelektuale të mjaftueshme për të garantuar suksesin në jetë.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...