Si t’i shmangësh dhe largosh ngërçet

PUBLIKUAR

Ngërçi është një tkurrje e fortë dhe e dhimbshme e muskujve. Kap më shumë këmbët, pulpat dhe kofshët, por ndonjëherë edhe krahët dhe duart.

Rastet më të shpeshta? Mungesa e kripërave minerale, lodhje, ftohje, pozicione të parehatshme që ke qëndruar për një kohë të gjatë dhe që pengojnë rrjedhjen e gjakut. Mund të shmangen edhe me ndonjë ndryshim të vogël në dietën tuaj: boronicat, ribes i zi (rrush frëngu), agrumet dhe ushqimet e tjera të pasura me vitaminë C dhe f1avonoidët ndihmojnë qarkullimin dhe largojnë këto dhembje të bezdisshme. Sidomos në rastet e ngërçeve gjatë natës që kapin në periudhën e shtatzënisë, transmeton Telegrafi.

Si t’i shmangësh dhe largosh ngërçet

Ngërçi vjen pikërisht atëherë kur s’e pret. Ndërsa je duke fjetur, duke bërë dashuri, po duke bërë sport, të kap një dhembje therëse. Çfarë ndodh? Në muskul mbërrin pak oksigjen dhe grumbullohet acidi laktik, substancë e prodhuar nga një punë ku vihen në përdorim muskujt, që jep mpirje: muskuli forcohet dhe nëse përpiqesh ta lëvizësh, ai mpihet edhe më shumë.

leg cramp woman.jpg.838x0_q67_crop-smart

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...