Si t’i shëroni fluskat e këmbës brenda nate

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohet seksualisht një femër në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht...

Regjistrimi i popullsisë në Lipjan, deri tani janë regjistruar mbi 51 mijë qytetarë

Nënkryetari Komunes së Lipjanit Diamant Bytyqi ka thënë se procesi i regjistrimit po shkon...

Fluskat e këmbëve janë ndër problemet më të zakonshme të cilat shkaktohen nga këpucët e këqija, djersitja e këmbëve, etj., por që fatmirësisht mund të shërohen brenda nate.

Paraprakisht duhet të keni parasysh se nëse flluska është e vogël, mënyra më e mirë për ta shëruar është duke mos e prekur. Mjafton t’i ndërroni këpucët, ta trajtoni lëkurën rreth flluskës me alkool apo peroksid dhe ta lini ashtu, transmeton Telegrafi.

Kësisoj, flluska do të zhduket brenda dite apo më së largu brenda dy dite.

Por, nëse flluska është e madhe, shpojeni atë në fund dhe shtrydhni lëngun që del nga flluska. Mos e preni lëkurën! Pasi të ketë dalë i tërë lëngu, trajtojeni lëkurën me antiseptik.

Përveç kësaj mënyre, ekziston edhe një mënyrë e thjeshtë për ta larguar edhe më shpejt flluskën: METODA ME KRIPË!

Kombinoni një lugë gjelle kripë me një litër ujë të vluar. Pas këtij procesi, pastroni këmbët me përzierjen e fituar ose thjesht zhytni këmbët aty për disa minuta dhe rezultatet do të jenë të shpejta.

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...