Si t’i pastroni mushkëritë kur ta lini duhanin

PUBLIKUAR

Lënia e duhanit është hapi i parë drejt shëndetit më të mirë, mirëpo është fakt që pirja shumëvjeçare e duhanit lë pasoja.

Hulumtimi ka treguar që njerëzit e rritur, të cilët kanë ngrënë dy domate dhe më shumë se tri mollë në ditë kanë ngadalësuar efektet negative në mushkëri, në raport me ata të cilët kanë ngrënë më pak artikuj të këtillë.

Shkencëtarët thonë që efektet e përmendura vlejnë vetëm nëse mollët dhe domatet hahen të freskëta.

Për nevoja të këtij studimi, hulumtuesit u janë qasur të dhënave mbi ushqimin dhe funksionimin e mushkërive të më shumë se 650 personave të rritur në vitin 2006, ndërkaq testet e njëjta në të njëjtin grup të vullnetarëve i kanë përsëritur pas dhjetë vjetësh, transmeton Telegrafi.

Pjesëmarrësit nga Gjermania, Norvegjia dhe Britania e Madhe kanë plotësuar pyetësorët mbi ushqimin dhe është publikuar edhe spirometria me të cilën matet kapaciteti i mushkërive.

Natyrisht janë marrë parasysh edhe faktorët siç janë pleqëria, gjatësia, gjinia, indeksi i masës trupore, statusi socio-ekonomik, aktivitetet fizike.

Dhe rezultatet kanë konstatuar që ekziston lidhja midis ushqimit dhe punës së mushkërive, që është mjaft e dukshme te ish-duhanxhinjtë.

Është zbuluar që te duhanxhinjtë e dikurshëm ushqimi i të cilëve ishte i pasur me domate dhe perime, posaçërisht me mollë, në ata dhjetë vjet ka pasur ngadalësim të rënies së funksionimit të mushkërive.

Kjo do të thotë që ushqimi i pasur me këta artikuj mund të ndihmojë në përmirësimin e dëmit të cilin ia kanë bërë cigaret mushkërive

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...