Ekspertët shëndetësorë dhe shumë doktorë e dinë atë që e pohojnë edhe vet konsumuesit e duhanit, se duhani është shkaktari kryesor i problemeve pulmonare. Por, kjo nuk është plotësisht e vërtetë pasi që ka shumë njerëz të cilët nuk kanë konsumuar asnjë cigare në jetët e tyre, por prapë ballafaqohen me probleme të ndryshme të mushkërisë.
Në anën tjetër, ironia më e madhe e kësaj është se disa nga konsumuesit e duhanit kanë mushkëri të përsosura. Kjo do të thotë se gjithçka varet nga organizmi i personit, transmeton Telegrafi.
Hapi i parë që duhet të merrni për t’i pastruar mushkëritë brenda 72 orëve është t’i eliminoni të gjitha produktet djathore nga dieta për t’i hequr të gjitha toksinat që i shkaktojnë këto produkte.


