Si t’i pastroni MUSHKËRITË brenda 72 ORËVE?

PUBLIKUAR

Ekspertët shëndetësorë dhe shumë doktorë e dinë atë që e pohojnë edhe vet konsumuesit e duhanit, se duhani është shkaktari kryesor i problemeve pulmonare. Por, kjo nuk është plotësisht e vërtetë pasi që ka shumë njerëz të cilët nuk kanë konsumuar asnjë cigare në jetët e tyre, por prapë ballafaqohen me probleme të ndryshme të mushkërisë.

Në anën tjetër, ironia më e madhe e kësaj është se disa nga konsumuesit e duhanit kanë mushkëri të përsosura. Kjo do të thotë se gjithçka varet nga organizmi i personit, transmeton Telegrafi.

Hapi i parë që duhet të merrni për t’i pastruar mushkëritë brenda 72 orëve është t’i eliminoni të gjitha produktet djathore nga dieta për t’i hequr të gjitha toksinat që i shkaktojnë këto produkte.

Ky proces i detoksikimit të mushkërive kërkon edhe çaja bimorë. Në ditën e parë të pastrimit duhet të konsumoni një çaj bimor para se të shkoni në shtrat për t’i liruar të gjitha toksinat që janë përgjegjëse për kapsllëkun. Gjë tjetër e rëndësishme për t’u shmangur është edhe mbingarkesa e mushkërive apo çfarëdo pjese tjetër të trupit me punë të rëndë që e bëni.

Kur zgjoheni në mëngjes, gjënë e parë që duhet ta bëni është konsumimi i lëngut të limonit. Vetëm merrni 300 ml ujë dhe shtrydhni 2 limonë në të. Sigurohuni ta konsumoni pijen në stomak të zbrazët para mëngjesit. Veç kësaj, ju gjithashtu mund të konsumoni edhe 300 ml lëng grejpfruti, nëse veç preferoni. Çdo njëri nga këto lënge do t’ju ndihmoj të përmirësoni sistemin e frymëmarrjes falë antioksidantëve natyral që përmbajnë.

Në periudhën mes mëngjesit dhe drekës, duhet të konsumoni 300ml lëng karote për të shpejtuar procesin e pastrimit të gjakut. Gjatë kohës së drekës duhet të konsumoni 400 ml lëng i cili është i pasur me kalium. Ky lloj i lëngut do t’ju ndihmoj t’i luftoni bakteret që janë përgjegjëse për infeksionet e mushkërive.

Gjithashtu, edhe një dush 20-minutësh është zgjidhje e përsosur për procesin e pastrimit të mushkërive pasi që ndihmon në heqjen e shumë toksinave.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...