Si t’i largoni hemorroidet në mënyrë natyrale

PUBLIKUAR

Hemorroidet janë fenomen i zakonshëm që i prekin miliona njerëz anë e mbanë botës.

Më shumë se gjysma e njerëzve do të zhvillojnë hemorroidet simptomatike në një fazë të jetës së tyre, prandaj është normale të mendoni se si duhet larguar ato, transmeton Telegrafi.

Shumica e pacientëve mund t’i largojnë hemorroidet përmes një diete që përmban sasi të mëdha të fibrave, përmes suplementeve verbale dhe tretmanëve mjekësore pa ndërhyrje kirurgjike.

Pra, fatmirësisht ka disa tretmane natyrale të cilat mund t’ju ndihmojnë t’i largoni hemorroidet shpejt, e disa nga to i keni më poshtë.

Hani ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të fibrave
Për t’i larguar hemorroidet, është e rëndësishme ta shmangni kapsllëkun, e kjo bëhet duke ngrënë ushqime me sasi të lartë të fibrave.

Rekomandohet t’i konsumoni 30-35 gramë fibra në ditë. Ushqimet që përmbajnë fibra janë: avokadot, fiqat, arrat, farat chia, etj.

Pini shumë ujë
Dehidratimi mund të shpijë në kapsllëk sepse uji apo lëngjet janë të nevojshme për fibrat që të udhëtojnë përgjatë traktit të sistemit tretës.

Shumë studime, duke përfshirë një të publikuar në revistën ‘European Journal of Clinical Nutrition’, thonë se humbja e lëngjeve dhe mungesa e lëngjeve e rritë kapsllëkun, gjë e cila shpie në keqësimin e simptomave të hemorroidet.

Prandaj është e rëndësishme që të konsumoni shumë ujë.

Kufizojeni alkoolin dhe ushqimet e djegësta
Alkooli mund ta shkaktojë dehidratimin dhe është paksa i rëndë për sistemin e tretjes, e kjo i keqëson simptomat e hemorroideve.

Edhe ushqimet e djegësta i intensifikojnë simptomat e hemorroideve. Disa studime tregojnë se që të dyja – alkooli dhe ushqimet e djegësta – shërbejnë si faktorë rreziku për hemorroidet, ndonëse të dhënat nuk janë konsistente.

Për të qenë më të sigurt, kufizoni konsumimin e këtyre dy ushqimeve.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...