Si t’i dalloni shenjat e hershme të paranojës: Simptomat të cilave duhet t’i kushtojnë kujdes të gjithë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Paranoja është sëmundje e rëndë e cila shpesh një kohë të gjatë mbetet e pazbuluar

Paranoja është sëmundje, simptomat e së cilës nuk dallohen me kontaktin e parë të të sëmurit – ai mund të mendojë për shumë gjëra qartë dhe logjikshëm, por për disa tema ndërton sistemin vetjak të mendimeve të zymta, të sëmura.

Ato mund të jenë dyshime që po e ndjekin, persekutojnë dhe duan t’i bëjnë keq, andaj edhe ia lexojnë mendimet dhe ia kontrollojnë veprimet, transmeton Telegrafi.

Mjedisi ku jeton duhet t’i kushtojë vëmendje se si ndryshon një anëtar i familjes.

Shenjat të cilat nuk duhet injoruar janë shmangia e shoqërimit dhe bisedave, si edhe mosbesimi.

Gjithmonë ekzistojnë simptoma paralajmëruese dhe ato shfaqen pesë deri në dhjetë vjet para ngjarjeve kritike. Për shembull, nga koha kur shfaqen simptomat e alkoolizmit dhe deri te momenti kur pacienti shkon në terapi për shërim, kalojnë pesë deri në dhjetë vjet.

Nëse pacienti tashmë është paraqitur te mjeku, gjithmonë konstatohet nëse ka ide homocidiale apo suicidale (për vrasje dhe vetëvrasje).

Këto të dhëna merren edhe nga familja nëse janë të gatshëm të bashkëpunojnë.

Ne e shohim paranojën si një kërcënim për veten apo të tjerët, thonë mjekët. Të gjithë duhet të inkurajohen të kërkojnë ato shenja paralajmëruese të hershme. Diagnostifikimi është i rëndësishëm për të përcaktuar se kush është i rrezikshëm. Gjithashtu, duhet ditur edhe se kush e pret pacientin pas kthimit nga spitali. Nëse kanë pasur histori agresioni, ata mund të jenë të rrezikshëm dhe kjo duhet pasur parasysh.

Eklipsi i vetëdijes është një fenomen që nuk ndodh shpesh. Nëse shohim që një familjar se po ndryshon në drejtim të sjelljes për të cilën merrej më parë mjekimi, nëse shmang të flasë me ata që e rrethojnë, mos prisni datat e planifikuara, por reagoni në kohën e duhur. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...