Si të shërohet dhimbja e kyçeve: Tri erëza që duhet të përdoren sa më shpesh – lehtësojnë dhembjet e artritit

PUBLIKUAR

Simptomat e artritit përfshijnë dhimbje të kyçeve, inflamacion dhe lëvizje të kufizuar

Dy sëmundje – shumë të ngjashme në simptoma – osteoartriti dhe artriti reumatoid – janë krejtësisht të ndryshme në shkaktarët e tyre.

Shkaktarët janë të ngjashëm, sepse fillojnë në nyjat më të vogla, zakonisht në gishta dhe më vonë zhvillohen në ato më të mëdha.

Mirëpo, osteoartriti zakonisht ndodh vetëm në njërën anë të trupit, ndërsa artriti reumatoid përhapet në mënyrë simetrike në të dyja, transmeton Telegrafi.

Çelësi, megjithatë, është ndryshimi në origjinën e sëmundjes.

Te osteoartriti – ka një përkeqësim të kërcit që mbështjell dhe i mbron nyjat, kështu që ato fillojnë të fërkohen më fort me njëra-tjetrën dhe kështu shfaqet dhimbja.

Inflamacioni i nyjave është gjithashtu i mundur, por është mjaft i lehtë. Artriti reumatoid është, në fakt, një sëmundje autoimune në të cilën – për ta thënë thjesht – organizmi e përjeton kërcin e tij si një trup i huaj dhe e sulmon atë. Kjo është arsyeja pse ndodh ngurtësia e kyçeve, inflamacion dhe dhimbje më të fortë.

Për të zvogëluar rrezikun e artritit, si dhe për të lehtësuar dhimbjen që shkakton, duhet të bëni disa ndryshime në regjinë e ushqimit tuaj të përditshëm.

Gjëja më e rëndësishme është të shtoni ato ushqime që mund të lehtësojnë inflamacionin, pra erëzat më të mira për këtë janë xhenxhefili, shafrani i Indisë dhe kanella.

Xhenxhefili ka aftësinë të bllokojnë rrugët inflamatore në trup. Disa studime madje tregojnë se xhenxhefili mund të lehtësojë deri në një farë mase simptomat e artrozës.

Shafrani i Indisë është treguar i përshtatshëm për zvogëlimin e ënjtjes dhe dhimbjes në kyçe.

Kanella ka efekt të fortë antioksidant, dmth parandalon dëmtimin e qelizave nga radikalet e lira.

Sipas nutricionistëve, për të lehtësuar proceset inflamatore në trup, gluteni dhe sheqeri duhet të shmangen, ndërsa alkooli është plotësisht i ndaluar.

Këshillë: Ky informacion nuk zëvendëson këshillat e mjekut ose ofruesit të kujdesit shëndetësor dhe nuk marrim përgjegjësi për ndërveprimet ose efektet negative.

/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...