Si të ruani siç duhet xhenxhefilin? Në këtë mënyrë mund të qëndrojë i freskët me javë të tëra

PUBLIKUAR

Ndërsa xhenxhefili i freskët duket si një rrënjë, në fakt është një bimë vendase në Azinë Juglindore

Konsumimi i përditshëm i xhenxhefilit ka përfitime të shumta për pjesë të ndryshme të trupit, falë një përbërjeje bioaktive të quajtur gingerol.

Xhenxhefili është rrënjë tejet e shëndetshme që ofron aromë freskuese, por edhe një bollëk me përfitime shëndetësore për shkak të kombinimit të fuqishëm të vajrave esencialë.

Është i mbushur me vitamina dhe minerale, transmeton Telegrafi.

Si ta ruani xhenxhefilin të freskët?

Për të qëndruar xhenxhefili i freskët më shumë, vendoseni në një enë hermetikisht të mbyllur për magazinimin e ushqimit apo në qese plastike e cila mund të mbyllet dhe pastaj vendoseni në frigorifer.

Kjo do t’ju ndihmojë që të qëndrojë i freskët një muaj, madje edhe më gjatë.

Kur filloni të shihni njolla të gjelbra-blu nga myku, është koha ta hidhni poshtë xhenxhefilin.

Si të ruhet xhenxhefili i qëruar?

Njëherë kur ta qëroni xhenxhefilin, ai do të ketë një afat të shkurtër përdorimi, sepse i është ekspozuar oksigjenit. Thjesht, mbështilleni fort xhenxhefilin e grirë në folie plastike.

Kur ruhet në këtë mënyrë, xhenxhefili i qëruar duhet të qëndrojë i freskët deri në tri javë, por është gjithmonë një ide e mirë ta kontrolloni përpara se ta përdorni për t’u siguruar që nuk është formuar myk.

A mund ta ngrini xhenxhefilin?

Ngrirja e xhenxhefilit është një mundësi e shkëlqyer për të zgjatur freskinë e tij, sepse xhenxhefili i plotë mund të zgjasë deri në pesë muaj. Vetëm sigurohuni që të lani dhe thani rrënjën e xhenxhefilit përpara se ta ngrini dhe ta ruani në një qese plastike të sigurt për ngrirje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...