Uji i njelmët ose limonada janë ndihmë e parë me rastin e rënies së shpejtë të shtypjes së gjakut.
Për shkak të ndryshimit të motit, ndjenja e dobësisë dhe marramendjet godasin sidomos ata, të cilët tashmë kanë probleme me shtypje të gjakut, transmeton Telegrafi.
Të gjithë ata që druajnë se këto probleme do t’u ndodhin gjatë kohës së punës ose gjatë vozitjes; me vete duhet të mbajnë pak çokollatë, një shishe me ujë mineral ose ndonjë pije tjetër të gazuar.
Është mirë që sa më parë të pihet edhe një kafe e fortë e zezë, sepse ajo është ndihma më e shpejtë në këto situata.
Te disa persona niveli i shtypjes së gjakut me sukses rritet edhe me ftohje, përkatësisht me lagie të pjesës së poshtme të këmbëve, si dhe me lagien e tëmthave.
Limonada me sheqer gjithashtu është shumë e dobishme.
Ndalohet alkooli! Alkooli nxit largimin e lëngjeve nga organizmi dhe pengon punën e qendrës për ekuilibër në tru.



