Si të përballeni me simptomën më të bezdisshme të alergjisë: Oftalmologu ka një truk i cili e zgjidh këtë problem!

PUBLIKUAR

Në qoftë se ju mundojnë alergjitë pranverore, pos rrjedhjes së hundëve, me siguri keni edhe simptomën e pakëndshme që ka të bëjë me sytë

Një ndër truket më të thjeshta që e rekomandojnë oftalmologët është vënia e një kompresë të ngrohtë në sy, mirëpo ekziston edhe mënyra e saktë se si bëhet kjo për të pasur efekt.

Oftalmologia Merien Element ka shpjeguar që para se të vendosni kompresën e ngrohtë duhet t’i mbyllni sytë, ndërsa jeni të shtrirë.

Ajo posaçërisht këshillon që kjo të bëhet para se të flini gjumë, për dy arsye, transmeton Telegrafi.

“Kompresa patjetër duhet të qëndrojë në sy së paku dhjetë minuta, mirëpo patjetër gjatë gjithë kohës të jetë e ngrohtë. Nëse fillon të ftohet, zëvendësojeni”, këshillon ajo.

Më mirë është ta bëni këtë në mbrëmje para se të shkoni të flini gjumë, sepse atëherë jeni të shtrirë në shtrat. Gjithashtu do ta dini që të nesërmen nuk do të jeni të ekspozuar ndaj alergjive.

Vendoseni kompresë të ngrohtë dhe mbajeni së paku dhjetë minuta.

– Një efekt shtesë i dobishëm është se do t’ju relaksojë para gjumit dhe do të mundësojë një gjumë më të mirë, thotë oftalmologia. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...