Si të ngiheni gjumë për vetëm katër orë: Metoda kulmore e Leonardo da Vincit!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Gjumi i cili përbëhet nga shumë faza shpesh lidhet me njërin ndër emrat më gjenialë në botën e artit dhe shpikësit të epokës së renesancës, Leonardo da Vinci

Ka dashur të shfrytëzojë maksimumin e kohës për punë, ndërsa minimumin për gjumë, transmeton Telegrafi.

Ai plan ka nënkuptuar që të “ndajë” periudhën normale të pushimit të natës në disa pjesë – përkatësisht në shumë faza, gjë që ka çuar deri në praktikën e gjumit në disa herë gjatë ditës.

Kështu Da Vinci ka fjetur 15 minuta në çdo katër orë. Si rezultat i kësaj, ka fjetur vetëm një orë e gjysmë në ditë.

Kohën të cilën e ka kursyer në pushim ka filluar ta përdorë për punë kreative.

Da Vinci ka thënë që e ka përdorur këtë metodë gjatë shumë vjetëve të jetës së tij dhe se kurrë nuk është ndier i lodhur.

Është e njohur që në kushtet fiziologjike, koha më produktive për punë dhe kreaktivitet ndjek periudhën e gjumit. Ajo është koha kur kapaciteti i ndonjë personi për punë është posaçërisht i lartë.

Duke ndërprerë ndonjë kohë zgjimi çdo katër orë me periudhë të shkurtër pushimi çon deri te rritja e kapacitetit për punë, gjë që është pasojë e drejtpërdrejtë e pushimit të këtillë.

Vitet e ushtrimit dhe të eksperimentimit të atyre të cilët kanë ndjekur shembullin e Da Vincit, kanë lënë sajtin Bright Side që të zgjedhë ndonjërën ndër variacionet më efektive të gjumit shumëfazësh:

Gjumë 30 minuta në çdo 6 orë (metodadymaxion);
Gjumi 20 minuta në çdo 4 orë (metoda uberman);
Gjumi natën 1.5 – 3 orë dhe pastaj tri herë gjatë ditës nga 20 minuta (metoda everyman);
Gjumi natën 2 orë dhe një orë pasdite 20 minuta (metoda tesla). Gjumi natën 5 orë dhe 1.5 orë pasdite (metoda siesta).

Megjithatë, duhet pasur parasysh që çdo trup është i ndryshëm, ndërkaq tipat e ndryshëm të gjumit shumëfazësh, mbase nuk do të jenë për çdokënd.

Ekspertët paralajmërojnë që nëse planifikoni të kaloni në pushim të këtillë – orari pune, mos vozisni veturë as mos merrni vendime të rëndësishme derisa të mos jeni absolutisht të sigurt që mungesa e gjumit nuk ka ndonjë pasojë efekti.

Mund të thuhet që orari i këtillë ka kuptim në çdo periudhë kur keni shumë punë, jo vazhdimisht.

Gjumi është shumë i vlefshëm për trurin dhe trupin tonë, ndërsa vetëm një natë pa gjumë nuk mund të kompensohet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...