Si të mbroheni nga bletët dhe grerëzat kur hani jashtë: Po ju zbulojmë një truk të hotelierëvet

PUBLIKUAR

Kafja e zezë është zgjidhja e përsosur kundër grerëzave, bletëve gjatë ditës, por edhe kundër gjakpirësve të bezdisshëm në orët e vona

Veç kësaj, insektet aromën e tymit e lidhin me rrezikun dhe shenjën që patjetër duhet të largohen nga zona e caktuar.

Pra, ne po ju zbulojnë një truk se si ta përdorni këtë dije dhe ta zgjidhni problemin – së paku për një kohë të shkurtër, transmeton Telegrafi.

Merrni një copë folie alumini, jepni formën e një ene dhe në të vendosni kafe (të bluar, ose kafenë që e përdorni). Dilni jashtë ku dëshironi të qëndroni dhe ndizeni kafen.

Në restorante zakonisht përdoren xhezvet e vogla dhe mbi kafe fusin briket të ndezur i cili krijon tym dhe përhap aromën e kafesë, por versioni ‘shtëpiak’ është gjithashtu shumë efektiv.

Në vend të kafesë së freskët, mund të përdorni edhe mbetjet e kafesë që keni tharë më parë në një vend të freskët dhe të errët.

Sigurisht, ka gjithmonë një shkaktar që nuk ju lë rehat, por do të vini re një ndryshim serioz dhe do të mund ta kaloni kohën jashtë në paqe.

Për efekt të shtuar, mund të shtoni edhe një gjethe dafine të thatë, e cila gjithashtu largon insektet në mënyrë shumë efektive kur ndizet. Në fakt, disa njerëz djegin vetëm gjethe dafine – të cilat mund të digjen edhe në shtëpi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...