Si të humbni peshë duke bërë seks: Udhërrëfyes për ‘stërvitje të kënaqshme’

PUBLIKUAR

Humbja e peshës ndoshta është synimi juaj për vitin 2018. Sidoqoftë, sado që të keni dëshirë të humbni peshë, nuk do të mund ta arrini qëllimin pa ndonjë dietë strikte dhe regjim ushtrimor – gjëra për të cilat pak persona kanë kohë.

Megjithatë, fatmirësisht ekspertët kanë gjetur një mënyrë se si të humbni peshë pa pasur nevojë fare të shkoni në palestër, transmeton Telegrafi.

Krejt çfarë duhet të bëni, është të “djersiteni nën çarçafë”.

Po pra – seksi djegë kalori!

Si të humbni peshë duke bërë seks?

Sipas udhëzimeve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, të rriturit e moshave 18-64 vjet duhet të bëjnë 2 orë e 30 minuta ushtrime të lehta fizike në javë, ose 1 orë e 15 minuta aktivitete të intensitetit të lartë në javë.

Pra, nëse ideja e t’i bërit 15 sesione aktivitete fizike me nga të paktën 10 minuta secilën për gjatë javës nuk ju bën të humbni peshë, atëherë nuk e dimë se çfarë mund t’ju bëjë tjetër!

Ekspertët tregojnë se mesatarisht seksi – duke përfshirë edhe paralojën – është aktivitet më intensiv sesa ecja dhe mund të karakterizohet si aktivitet i intensitetit mesatar.

Pas eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kishin treguar se  mesatarisht meshkujt i djegin 101 kalori gjatë seksit, ndërsa gratë 69 kalori.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...