Si të evitoni pickimet e mushkonjave

PUBLIKUAR

Pickimet e mushkonjave mund të bëhen tepër të bezdisshme kur shoqërohen me kruajtje dhe skuqje të lëkurës.

Ja ku ta gjeni çelësin e shpëtimit:

Vajrat esencialë: Zakonisht vajrat janë përdorur për lehtësim nga pickimet e mushkonjave, si dhe për  problemet e tjera të lëkurës. Më të përdorurat janë vaji i rozmarinës, vaji i lisit, livando etj. Hidhni një sasi të vogël të vajit në ujë e më pas shpëlani vendin ku jeni pickuar nga mushkonjat.

Limoni ofron ndihmë efektive në lehtësimin nga kafshimet e insekteve. Edhe lëvoret e tij mund t’ju ndihmojnë. Bakteret dhe papastërtia mund të shkaktojnë infeksione, e këto mund të parandalohen duke dezinfektuar lëkurën me limon.

Qepa:  Për të hequr gjithë dëmin e shkaktuar nga kafshimi i mushkonjës, mund të përdorni një shtresë të qepës së papërpunuar. Vendoseni në lëkurën ku keni djegie. Më pas e shpëlani vendin me kujdes, transmeton Shendeti.com.al.

Soda e bukës me ujë: Përzieni pak sodë buke me ujë për të formuar një pastë. Ky ilaç i thjeshtë, që mund ta përgatisni në kuzhinën tuaj, është i dobishëm nëse jeni kafshuar nga mushkonjat. Nuk do të ketë ënjtje dhe djegie pasi ta aplikoni këtë pastë.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...