Si ta shëroni dhimbjen e kokës që shkaktohet nga konsumimi i alkoolit

PUBLIKUAR

Keni festuar tërë natën në mbrëmjen e kaluar?

Me siguri se mëlçia është duke ju qortuar dhe po ashtu keni dhimbje të madhe koke, transmeton Telegrafi.

Por, cilat janë mënyrat më të mira për ta shëruar dhimbjen e kokës e cila shkaktohet të nesërmen pasi që jeni dehur?

Pini shumë ujë

Kjo është më e thjeshta, por gjithashtu më e mira.

Konsumimi i alkoolit e ndalon trupin ta krijojë një kimikal që quhet vasopressin, që nënkupton se veshkat dërgojnë ujë drejt në fshikëz në vend se ta absorbojnë në trup.

Kjo po ashtu është arsyeja se përse keni nevojë të shkoni në tualet tërë kohën kur jeni duke konsumuar alkool.

Ndër tjerash, kjo shpie në dehidratim sepse trupi mund të largojë deri në katërfish sasi më të madhe të ujit e kjo pastaj shpie në dhimbje koke dhe gojë të tharë.

Sigurohuni të pini mjaftueshëm ujë gjatë natës kur jeni duke u dehur, por edhe të nesërmen në mëngjes.

Limoni…

Një studim kinez ka zbuluar se limoni e shpejton procesin e largimit të alkoolit nga sistemi.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë të konsumoni pije që përmbajnë limon.

Ilaçe kundër dhimbjes

Kjo është një tjetër opsion – e veçanërisht kur keni dhimbje të madhe të kokës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...