Si mund ta joshësh një mashkull është një nga pyetjet që shumë femra bëjnë shpesh. Në të vërtetë është e vështirë për t’u kuptuar se çfarë pëlqen dhe çfarë e emocionon një mashkull.
Kjo mund të duket e vështirë pasi çdokush ka preferencat e veta: nuk është vetëm çështje e pamjes së jashtme, por edhe e karakterit dhe e mënyrës se si vepron. Disa ide mund të vijnë dhe nga femrat e serialeve televizive. Disa dinë si të joshin dhe disa janë joshëse pa e kuptuar.
Shikoni galerinë për t’u njohur me femrat seks-simbol të filmave dhe mënyrën se si i joshin meshkujt.
Samantha Jones, njëra prej protegonisteve të “Sex & The City” interpretohet nga Kim Cattrall. E paturpshme dhe gjithmonë seksi, ajo është një nga femrat që kemi parë se bën më shpesh seks në TV. E di se çfarë do dhe ja arrin ta marrë. Ajo provon gjithçka të paktën një herë në jetë.
Sofia Vergara interpreton “la caliente” edhe pse ndonjëherë e ngathët Glorian në “Modern Family”. Me një trup për t’u pasur frikë, me një theks spanjoll, pak agresivitet (që meshkujve ndonjëherë u pëlqen), por mbi të gjitha me një dozë e madhe humori, ajo bëhet shumë e dëshiruar.
Eva Longoria, pas karrierës së saj si modele, e gjeti suksesin duke interpretuar Gabrielle Solis në “Desperate Housewives”. Ndonjëherë është e keqe, por e arrin gjithmonë atë që do. Hilja që ajo përdor është siguria në vete dhe ndonjëherë mjafton kaq pak për të rrotulluar një mashkull megjithëse me një gjatësi 1.57 m.



