Si shkaktohet e gërhitura gjatë natës

PUBLIKUAR

Është vërtetuar tashmë në bazë të ekspertizave mjekësore se çrregullohet puna e stomakut gjatë natës duke çuar sasinë e lëngjeve apo të ushqimeve deri në lart në faring. Kjo bën të mundur dhe krijimin e një zhurme bezdisëse e cila sipas mjekëve është quajtur e gërhitur.

Shumë njerëz gjatë kohës në të cilën flenë edhe gërhasin. Një zhurmë jo e zakonshme e cila bezdis në masë personat që ndodhen përreth.

Shumë kërkues në botë po mundohen që të zbulojnë se ç’është dhe çfarë mund të shkaktojë e gërhitura gjatë natës. Ndërkohë që ajo krijohet si pasojë e dridhjes apo e vibracionit që krijohet në pjesën e gjuhëzës, ose në thellësi të faringut.

Ende nuk është gjetur ndonjë shkak preciz se pse ndodhë, dhe si vështirësohet ajo me kalimin e viteve. Megjithatë ajo nuk është shumë shqetësuese, sepse nuk krijon ndonjë efekt anësor, transmeton Telegrafi.



Ndërkohë si shkaktarët kryesorë të llogaritet të jetë mënyra e të ushqyerit e kjo sidomos gjatë darkës.

Të gjithë ata persona që konsumojnë shumë ushqim gjatë vaktit të darkës, janë më të predispozuar për të gërhitur gjatë kohës kur bien në gjumë. Mbingopja e stomakut sidomos gjatë orëve të vona çon në vështirësimin e punës së stomakut.

Është vërtetuar tashmë në bazë të ekspertizave mjekësore se çrregullohet puna e stomakut gjatë natës duke çuar sasinë e lëngjeve apo të ushqimeve deri në lart në faring. Kjo bën të mundur dhe krijim e një zhurme bezdisëse e cila sipas mjekëve është quajtur e gërhitur.

Për kurimin e saj nuk ka ndonjë terapi të veçantë apo medikament që duhet përdorur. Ajo mund të zhduket ose të pakësohet me kalimin e viteve. E rëndësishme është që pacientët të tregojnë kujdes ndaj mënyrës së si ushqehen. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...