Si po e dëmton trupin tuaj qëndrimi ulur për një kohë të gjatë

PUBLIKUAR

Jeta duke qëndruar ulur e kombinuar me stresin e përditshëm mund të rrezikojë vërtet shëndetin tonë.

Kalimi i pjesës më të madhe të ditës duke qëndruar ulur ose shtrirë, pa ushtruar mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore si diabeti i tipit II, problemet kardiovaskulare dhe madje edhe vdekjen. Disa ekspertë madje pohojnë se uljen mund ta quajmë si pirja e duhanit të ri!

“Çdo ulje për një kohë gjatë, mund të jetë e dëmshme. Një analizë e kohës së uljes dhe niveleve të aktivitetit zbuloi se ata që uleshin për më shumë se tetë orë në ditë pa aktivitet fizik kishin rrezik të ngjashëm me rreziqet e vdekjes të shkaktuara nga mbipesha dhe pirja e duhanit, “shpjegon Edward R.Laskowski, MD.

Trupi i njeriut është krijuar për të qëndruar në këmbë. Kur trupi është i drejtë, organet janë më të efektshëm. Njerëzit që janë fizikisht aktiv kanë më shumë energji, kocka më të forta dhe janë shumë më të shëndetshëm.

Këtu janë arsyet pse ju duhet të shmangni uljen për një kohë të gjatë:

  • Ulja për një kohë të gjatë ngadalëson gjithçka në trup, madje edhe trurin. Sa më shumë lëvizim, aq më shumë oksigjen dhe gjak pompohet në tru.
  • Mund të rrisë rrezikun e kancerit të mushkërive, zorrës së trashë dhe të gjirit.
  • Ajo shkakton stabilitet dhe ekuilibër të dobët dhe gjithashtu rrit rrezikun e frakturave dhe dëmtimeve të eshtrave.
  • Mund të çojë në mbipeshë.

  • Mund të shkaktojë rritje të nivelit të sheqerit në gjak, dhe përfundimisht të çojë në diabet.
  • Njerëzit që punojnë para kompjuterit, kanë rritje të nivelit të sëmundjeve të zemrës.
  • Njerëzit që ulen shumë gjatë kanë një rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme.
  • Mungesa e aktivitetit shkakton çekuilibër të disqeve të buta midis rruazave dhe i bën t’ju mungojnë lëndë ushqyese të rëndësishme. Kolagjeni forcohet rreth tendinave dhe zvogëlon fleksibilitetin.

/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...