Si nëpër filma, rojet bregdetare amerikane kapin nëndetësen që transportonte mbi 7 ton kokainë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Rojet bregdetare amerikane kanë publikuar të enjten një video, që lirisht mund të thuhet se është e pazakontë.

Në video shihen barkat patrulluese të rojeve bregdetare që hasin në një mini-nëndetëse, e cila po transportonte drogë dhe po lundronte mbi sipërfaqen e ujit në Paqësor, transmeton Telegrafi.

E duke parë që po u afroheshin rojet bregdetare vendosin ta rrisin shpejtësinë, kurse pjesëtarët e rojeve bregdetare kërcejnë mbi të dhe i detyrojnë të ndalen dhe në momentin që hapin kapakun nxjerrin një burrë nga ajo.

Se kanë kapur një sasi të madhe të drogës, e konfirmon raporti që thuhej se brenda nëndetëses kish mbi 7,250 kilogramë kokainë, vlera e të cilës kap shumën e mbi 500 milionë dollarë.

Por edhe pse videoja është publikuar nga autoritetet amerikane, spekulohet se aksioni është zhvilluar gjatë 18 qershorit në lindje të Paqësorit jo larg bregut perëndimor të SHBA-ve.

Embedded video

Në video shihet pjesëtari i rojave bregdetare duke bërtitur: “Ndale nëndetësen”, e pasi që nuk iu bindën urdhrave, ata i detyruan me forcë me ç’rast nxorën jashtë pesë persona.

Siç raporton CNN, në katër vitet e fundit është rritur numri i të ashtuquajtura gjysmë-nëndetëse (që nuk zhyten plotësisht në ujë) me të cilat narko-kartelët kontrabandojnë sasi të mëdha të drogës.

Një nëndetëse e tillë është shumë e rrallë kurse ndërtimi i saj kushton shumë, kjo për faktin se ndërtohet fshehtas nëpër xhungla nga frika se dikush mund t’i tradhtojë narko-kartelët. E pasi që ato mbushen me drogë, nisin rrugëtimin e nëse nuk i sheh dikush në ujë vështirë se vërehen.

Ato mbyllen mirë dhe pjesa më e madhe e trupit zhytet në ujë dhe janë të ngjyrosura me ngjyrë të kaltër, me qëllim që të mos vërehen në ujë.

E kur rojet bregdetare amerikane hasin në një nëndetëse të tillë duhet të reagojnë menjëherë, përndryshe do t’iu ikë pasi që ato mund të zhyten plotësisht në ujë për disa minuta dhe të zhdukin provat. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...