Si ndikon në trup sheqeri që gjendet në alkool

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Fakti se pijet alkoolike janë të mbushura me kalori boshe dhe nuk kanë vlera ushqyese është lajm i keq sepse kjo nënkupton që shtoni peshë të tepërt.

Por, njerëzit nuk e kanë në konsideratë as faktin se pijet alkoolike mund të jenë të mbushura me sheqer, transmeton Telegrafi.

Një gotë e caktuar alkool mund t’i përmbajë deri në pesë lugë çaji sheqer – sasi pothuajse aq shumë sa Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të mos e kaloni në ditë. Veç kësaj, alkooli në mënyrë negative i ndryshon nivelet e sheqerit në gjak dhe kontribuon në diabet.

Si ndikon sheqeri në trup

Sasia e tepërt e sheqerit është e dëmshme për shëndetin në shumë mënyra. Fillimisht, ka shumë kalori dhe konsumimi i tepërt mund të shpie në shtim të pashëndetshëm të peshës.

Mbipesha mund t’ju bëjë më të rrezikuar nga problemet afatgjate shëndetësore, siç janë edhe sëmundjet e zemrës.

Një dietë me sasi të lartë të sheqerit mund të shpie edhe në tipin 2 të diabetit, e cila ndodh kur nivelet e sheqerit në gjak të një personi janë shumë të larta.

Përveç dëmeve që i shkakton në trup, sheqeri është po ashtu edhe shkaktari kryesor i prishjes së dhëmbëve.

Sheqeri në alkool

Të gjitha pijet alkoolike përmbajnë sheqer, mirëpo verërat e fortifikuar, likeret dhe sherit janë në veçanti shkaktarë të konsumimit të tepërt të sheqerit. Është gjithashtu e rëndësishme ta keni në konsideratë se me çfarë i përzieni pijet alkoolike, pasi që edhe pijet të cilat kombinohen me alkool shpeshherë kanë përmbajtje shumë të lartë të sheqerit.

Alkooli dhe sheqeri në gjak

Sidoqoftë, nuk është vetëm përmbajtja e lartë e sheqerit në alkool ajo që ndikon në trup – konsumimi i tepërt është dëshmuar se ka efekt negativ edhe te sheqeri në gjak.

Kur një person konsumon alkool, trupi i reagon si një toksine dhe tërë energjinë e përqendron në largimin e tij. Kjo nënkupton se pengohen edhe proceset tjera – përfshirë prodhimi i glukozës dhe hormoneve që nevojiten për ta rregulluar atë.

Kjo më së shumti vërehet te konsumuesit e mëdhenj të alkoolit, të cilëve me kohën u zvogëlohet efikasiteti i insulinës, gjë e cila pastaj shpie në nivele të larta të sheqerit në gjak.

Alkooli dhe diabeti

Efektet e alkoolit te sheqeri në gjak, në veçanti hipoglicemia, mund ta bëjnë konsumimin e tepërt të alkoolit të rrezikshëm për çdo njeri me diabet. Alkooli gjithashtu mund t’i bëjë edhe ilaçet hipoglicemike më pak efikase, që nënkupton se pacientëve me diabet u nevojitet kujdes ekstra kur konsumojnë alkool.

Përveç kësaj, alkooli te personat me diabet mund të shpijë edhe në rreziqe më të larta të aritmisë kardiake, të dëmtimit të trurit dhe infarktit miokardial.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...