Si mund t‘ua dëmtojnë përvojat negative në shkollë fëmijëve me autizëm

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Autizmi është çrregullim i zhvillimit nervor i cili personit i zvogëlon aftësinë e komunikimit dhe interaksionit dhe shpesh çon deri në largim përjashtim në shkolla

Përjashtimi i tillë çon edhe deri në perceptime të gabueshme të nxënësve dhe për vetë personin, ndërkaq e gjithë kjo në masë të madhe lë pasoja afatgjatë dhe rrezik të shtuar në drejtim të vetëbesimit të dobët dhe të problemeve psikike, transmeton Telegrafi.

Shkollimi i rregullt e qasja inkluzive te nxënësit me autizëm mund qëllimisht të theksojnë ndjenjën e shtuar që janë të ndryshëm, madje në kuptimin negativ.

Konkluzionet e bazuara në analizën e shumë hulumtimeve paraprake tregojnë se nxënësit me autizëm për veten kanë përshtypjen e cila është krijuar nëpërmjet perceptimit mbi atë se çfarë qëndrimi mbajnë dhe si sillen nxënësit e tjerë.

Pastaj, ata nxënës kanë prirje të internalizimit të qëndrimeve negative dhe të reaksioneve të të tjerëve ndaj tyre, gjë që, në kombinim me krahasimet sociale, çon deri te ndjenja që të ndihen ndryshe dhe më shumë të kufizuar në raport me moshatarët.

Përjetimi negativ i vetvetes (autoperceptimi) nxënësit me autizëm mund t’i çojë deri në izolim dhe në mungesë të vetëbesimit, gjë që i bën të nënshtruar ndaj vështirësive të shëndetit mendor.

Megjithëkëtë, shfaqja e miqësive dhe e ndjenjës së pranimit nga moshatarët e tyre fëmijëve me autizëm ua lehtësojnë vështirësitë e tyre shoqërore dhe te ta zhvillohet autopercepcioni pozitiv.

Konkludimin nuk do të duhej interpretuar në atë mënyrë që dërgimi në shkolla të rregullta është gjë e keqe për nxënësit me autizëm.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar efekte të shumta pozitive të arsimimit inkluziv, duke përfshirë edhe suksesin akademik dhe avancimin në shkathtësitë sociale.

Duke kuruar kulturën e pranimit të secilit dhe duke bërë ndryshime të vogla si p.sh. krijimi i hapësirave të papenguara për shoqërizim dhe duke i dëgjuar nevojat e nxënësve, shkollat mund t’u ndihmojnë nxënësve me autizëm që të ndihen më mirë dhe të kenë qëndrim pozitiv ndaj vetes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...