Si mund ta vidhni për 90 sekonda një Tesla Model X?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Një haker mund të marrë kontrollin e makinës Tesla me një lehtësi të habitshme.

Studiuesi belg i sigurisë Lennert Wouters ishte në gjendje të ‘vidhte’ një veturë Tesla Model X, duke e hakuar atë me një lehtësi të madhe.

Ai përfitoi nga boshllëqet e sigurisë për të riprogramuar sistemin digjital të çelësave brenda pak sekondash në mënyrë që të fitonte akses në një Tesla të mbyllur dhe më në fund ta ndizte atë, transmeton Telegrafi.

Sulmi mund të kryhet me pajisje jashtëzakonisht të lira dhe përmes një lidhjeje Bluetooth.

Që hakimi të funksionojë, duhet të dini numrin identifikues të Model X, i cili mund të shihet lehtësisht përmes panelit në pult. Kërkesa e dytë është që të jeni deri në pesë metra larg çelësit të pronarit të Tesla.

Meqenëse pajisja për sulmin – në këtë rast një Raspberry Pi – mund të vendoset në çantë shpine dhe të kontrollohet përmes telefonit tuaj inteligjent, ju mund të uleni disa metra larg viktimës.

Përmes një pike të dobët, Wouters ishte në gjendje të riprogramonte çelësin dhe kështu të vidhte kodin e shkyçjes për të hapur makinën. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...