Si merren vitaminat shtesë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Mjetet ndihmëse shëruese dhe shtojcat e ushqimit mund të shkaktojnë probleme me tretjen

Hekuri më së miri është të merret në stomak të thatë, ndërkaq edhe vitaminat A, D, E dhe K është më mirë të mos merren me ushqim, transmeton Telegrafi.

Nëse merren në mënyrë të padrejtë, llojet e caktuara të vitaminave dhe mineraleve mund të shkaktojnë probleme gastroenterologjike.

Pasoja e marrjes së disa suplementeve mund të jetë ndjenja e pakëndshme në stomak, krupa, dhembjet dhe diarreja, theksojnë shkencëtarët nga Qendra Mjekësore Langon e Universitetit të Nju-Jorkut. Për këtë shkak është e nevojshme t’u kushtohet rëndësi disa gjërave.

Në lukth të thatë apo me racion

Ka nutrienë të cilët organizmi më mirë mund t’i shfrytëzojë nëse i merrni bashkë me racionin. Mirëpo ekzistojnë edhe disa vitamina shtesë, të cilat është më mirë të merren pavarësisht nga racioni.

Vitaminat të cilat kanë përbërje “të thartë”, siç janë vitamina C dhe folatet, mund të shkaktojnë krupë nëse merren në stomak të zbrazët.

Vitaminat e zbërthyera në yndyra, siç janë vitaminat A, D, E dhe K, për dallim nga disa të tjera, më mirë përdoren nëse nuk i merrni bashkë me ushqimin.

Hekuri më së miri absorbohet nëse merret në lukth të zbrazët. Megjithatë, multivitaminat të cilat përmbajnë hekur apo suplemente hekuri, mund të shkaktojnë krupë, nëse i merrni në lukth të zbrazët.

Për këtë shkak është më mirë që hekurin ta merrni në atë mënyrë që disa vitamina dhe minerale më mirë veprojnë në kombinim, derisa disa kombinime të tjera mund të ulin absorbimin.

Hekuri më mirë absorbohet nëse merret në kombinim me vitaminën C, mirëpo nëse e merrni me kalcium, efekti do të jetë i kundërt.

Me ilaçe

Është me rëndësi që të verifikoni me mjekun tuaj cilat vitamina bën t’i merrni bashkë, si edhe a ekziston mundësia që vitaminat të ndikojnë në veprimin e terapisë e cila ju është përshkruar, nëse merrni disa ilaçe.

Ekzistojnë hulumtime të cilat sugjerojnë që ndikimet e padëshiruara të preparateve multivitaminoze më shpesh shfaqen nëse niveli i estrogjenit është i ngritur, gjë që mund të ndodhë që femra merr pilula kontracepsioni. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...