Si do të dukej Toka nëse i gjithë akulli në botë do të shkrihej? (Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Nëse dy sipërfaqet më të mëdha të akullta në planetin tonë do të shkriheshin, që njëra është në Antarktidë dhe tjetra në Grenlandë dhe që së bashku përbëjnë më shumë se 6 milionë kilometra katrorë, do të ishim dëshmitar të një fatkeqësie të tmerrshme natyrore.

Videoja e realizuar nga Business Insider, tregon qartë çfarë do të ndodhte nëse kjo sasi e akullit do të shkrihej. Dhe një gjë është e sigurt, se pasojat nuk do të ishin aspak të mira për ne, transmeton Telegrafi.

Shumë qytete të Evropës si Brukseli dhe Venediku nuk do të ekzistonin më, më saktë do të ishin nën sipërfaqen e ujit sikur Antarktida e botës moderne. Kurse sa i përket Afrikës dhe Lindjes së Mesme, gjithçka do të zhdukej.

Miliona njerëz në Azi, Mumbai, Pekin apo edhe në Tokio, do të detyroheshin të lëviznin në brendësi të vendit.

Amerika e Jugut do të përshëndetej nga qytetet si Rio de Janeiro dhe Buenos Aires. Kurse në Amerikë do të pësonin Houton, San Francisco dhe New York, duke mos e përmendur shtetin e Floridas, që ngadalë është duke u zhdukur në det.

Pjesa më e madhe e kontinentit amerikan do të dëmtohej rëndë, siç mund ta shihni edhe në hartë.

Dhe derisa ne vazhdojmë të përdorim lëndë djegëse fosile dhe të lirojmë karbon në atmosferë, planeti jonë është duke u bërë gjithmonë e më i nxehtë, që mund të sjellë shkrirjen e sipërfaqeve të akullta.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...