Shurup i përgatitur në shtëpi: Shëron kollin dhe largon gëlbazën nga mushkëritë

PUBLIKUAR

Shumë njerëz kanë koll disa herë gjatë vitit, e bashkë me të edhe gëlbazë. Trupi jonë prodhon mukozë, dhe mund të prodhojë rreth 1 deri në 1.5 litra gëlbazë në ditë.

Kur jeni të shëndetshëm, mukoza zakonisht është e pastër dhe minimale. Sidoqoftë, kur kollitni sasi të mëdha të gëlbazës, kjo mund të jetë indikator i ndonjë infeksioni apo alergjie. Prandaj, trakti respirator pezmatohet dhe shkakton koll të papërballueshëm, transmeton Telegrafi.

Prandaj, është tejet e rëndësishme që kolli të trajtohet dhe gëlbaza të eliminohet në kohë. Për këtë, ne ju prezantojmë një shurup natyral i cili e trajton këtë sëmundje, ku përbërës kryesorë janë karotat.

Karotat janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminës A, karotenit, hekurit, magnezit, kalciumit etj. Prandaj, janë të mahnitshme për trajtimin e kapsllëkut, pezmatimit të zorrëve, pastrimin e gjakut etj.

Përbërësit:

– Një apo dy kilogramë karota

– Tri deri në katër lugë mjaltë

Preni karotat dhe vendosni në ujë për t’u vluar. Vlojeni ujin derisa të zbuten karotat, pastaj kur uji i vluar të jetë ftohur, shtojani edhe mjaltën.

Shurupin mbajeni në dhomë të ftohtë dhe përdorni tri deri në katër lugë të këtij shurupi në ditë. Rezultatet do t’i vëreni brenda pak ditëve.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...