Shumica nuk e kanë ditur. Klitori ka edhe një funksion, pos për arritjen e kënaqësisë

PUBLIKUAR

Deri tani është konsideruar që klitori është organi i vetëm njerëzor i cili është krijuar ekskluzivisht për arritje të kënaqësisë trupore

Mirëpo, ai në fakt mund të ketë një rol të rëndësishëm në riprodhim, kanë zbuluar shkencëtarët.

Stimulimi i këtij organi gjenital femëror nxit ndryshime brenda trupit gjë që e ‘përshtat’ për ngjizje.

Kjo përfshin qarkullim të shtuar gjaku në vagjinë dhe lyerje më të lehtë natyrale, gjë që seksi për gratë bëhet më i këndshëm dhe i ndihmon spermës më lehtë të depërtojë deri te qelizat vezore, transmeton Telegrafi.

Po ashtu kjo mund të çojë deri te një sasi më e madhe e oksigjenit dhe te temperatura më e lartë në sistemin riprodhues femëror, në mënyrë që spermën ta ruajë në gjendje të mirë.

Por gjëja më e rëndësishme për çdo stimulim të klitorit, shpjegojnë shkencëtarët, është se ai inkurajon një ndryshim në pozicionin e qafës së mitrës, hapjen e mitrës nga e cila fillon udhëtimin e vet sperma.

– Ndryshimi parandalon që sperma të hyjë shumë shpejt në mitër. Kjo i jep kohë spermës që të bëhet e lëvizshme dhe të aktivizohet për të fekonduar vezën – tha Dr. Roy Levin, ekspert në Universitetin Sheffield.

Pas lëshimit të spermatozoideve, aktivizimi i bishtit të tyre shtypet derisa të vijnë relativisht afër vezores. Kjo i jep spermës një shans të shtuar për të arritur vezën përpara se ato – të shterojnë rezervat e tyre të energjisë.

– Mantra e përsëritur shpesh se funksioni i vetëm i klitorisit është të shkaktojë kënaqësi seksuale tashmë është i vjetruar dhe ne kemi prova fiziologjike për të – thotë Dr. Levin.

Duke u marrë me 15 studime nga viti 1966 deri në vitin 2017, ai hodhi poshtë shumë studime që arritën në përfundimin se funksioni i klitorisit është vetëm për të arritur kënaqësinë.

Dr. Levin përdori gjithashtu hulumtimet e tij për të paralajmëruar se është kundër gjymtimit gjenital femëror në disa kultura. Procedura zakonisht kryhet me thikë ose brisk, dhe ndonjëherë pa anestezi.

Në bazë të këtij hulumtimi, tani është arritur në përfundimin se atëherë është shumë më e vështirë për gratë të mbesin shtatzënë, me dhimbje torturuese dhe pasoja afatgjata në shëndetin mendor.

Gjithashtu, klitorisi është ekuivalenti femëror i penisit. Ashtu si penisi, klitorisi është një lëmsh nervash, muskujsh dhe enësh gjaku. Kur zgjohet, klitorisi mbushet me gjak dhe fryhet. Gjatë stimulimit del nga lafsha dhe çdo gjë rezulton në orgazmë. /Telegrafi/

LAJME TË TJERA

“Isha para spitalit duke prit”, deputeti Rashit Qalaj në një rrëfim të rrallë për jetën private

Deputeti, Rashit Qalaj, ka rrëfyer dy momentet më të lumtura dhe ato më tē...

Melisa Lleshi: Dua ta adoptojë një fëmijë, ndoshta vitin tjetër

Melisa Lleshi është banorja më e re e Big Brother VIP Kosova. Reklama Ajo i është...

E konfirmuar: Ndërron jetë i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë Kosovë

Ka ndërruar jetë Sabit Islami, i dyshuari për plagosjen e dy grave sot në...

Uzuni fantastik, shënon dy gola për Granadan

Granada ka shënuar fitore ndaj Andorras në kuadër të La Liga 2. Futbollisti shqitar, Myrto...

SHIKO MË SHUMË

A bën të hani vezë nëse keni kolesterol të lartë?

Prej vitesh, ekspertët kanë theksuar se ngrënia e një veze rekomandohet për të gjithë...

Sa kohë duhet për të humbur peshë dhe sa kilogramë mund të biem për një kohë të caktuar?

Gjëja e parë që duhet të bëni kur doni të humbni peshë, është të...

Përzieni mjaltin, limonin dhe kanellën për t’i humbur disa kilogramë brenda jave

Është fakt i njohur se mënyra më efikase për të humbur peshë është kombinimi...