Shumica e meshkujve në SHBA dhe Evropë mund të mbesin sterilë deri në vitin 2060

PUBLIKUAR

Numri i spermatozoideve te meshkujt e Amerikës Veriore, Evropës, Australisë dhe Zelandës së re është zvogëluar deri në 60% mes viteve 1973 dhe 2011, sipas një studimi të ri.

Në mënyrë befasuese, shkencëtarët nuk kanë gjetur ndonjë zvogëlim të numrit të spermatozoideve te meshkujt që vijnë nga Azia, Afrika apo Amerika Jugore, transmeton Telegrafi.

Ndonëse ka ekzistuar edhe më parë debati se a është zvogëluar numri i spermatozoideve përgjatë viteve apo jo, tani shumica e ekspertëve pajtohen me të dhënat që sugjerojnë se është zvogëluar, pasi që tani të dhënat janë të kualitetit të lartë dhe konstatimet janë të besueshme.

Këto të dhëna sugjerojnë se meshkujt do të kenë pak ose fare hiç kapacitet riprodhues pas vitit 2060.

Por, çfarë mund të bëhet?

Epo, përgjigja e thjeshtë është se duhet të kryhen më shumë hulumtime për të parë nëse ky reduktim në numrin e spermatozoideve është duke ndodhur.

Megjithatë, ekspertët shëndetësorë rekomandojnë të mos ekspozoheni në kimikale toksike, të mos pini cigare, të bëni një stil të shëndetshëm të jetesës, etj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...