Sipas një hulumtimi të qëndrimeve brenda Partisë Laburiste, është zbuluar se 72 për qind e anëtarëve të kësaj partie mendojnë se udhëheqësi i tyre duhet ta mbështesë plotësisht mbajtjen e referendumit të dytë për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Anketa ishte pjesë e një studimi më të gjerë akademik për qëndrimet e partive të ndryshme lidhur me këtë çështje. Sipas kësaj ankete, 88 për qind e partisë do të votonin për mbetje të Britanisë së Madhe në BE, në rast se do të mbahej referendumi i dytë. Qëndrimi zyrtar i laburistëve është që referendumi i dytë paraqet mundësi të zgjidhjes nëse nuk mbahen zgjedhjet e përgjithshme.
Sioqoftë, Jeremy Corbyn nuk është shumë i bindur në këtë ide, duke thënë se ai pret që Britania të dalë nga BE-ja edhe nëse partia e tij do t’i fitonte zgjedhjet e parakohshme. Ai po përballet me presion të madh nga një pjesë e partisë, të cilët po kërkojnë që partia të japë garanci për mbajtjen e referendumit në rast të zgjedhjeve të parakohshme.
Në këtë hulumtim u përfshinë më shumë se një mijë anëtarë të partisë. Gati dy të tretat e anëtarëve u deklaruan të kënaqur me punën e Corbynit dhe 58 për qind e tyre besojnë se ai do ta siguronte një marrëveshje më të mirë se kryeministrja aktuale, në rast se do të ishte në pozitën e saj, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express


