Më shumë se gjysma e kanadezëve mendojnë se religjioni shkakton më shumë dëme se sa të mira, të dhëna këto të një sondazhi të fundit, raportojnë mediat britanike, transmeton Gazeta Express.
Sondazhi i realizuar nga Ipsos tregon se këtë qëndrim tani e mbajnë 51 % e popullatës derisa në vitin 2011, kështu mendonin 44% e kanadezëve.
Sipas të njëjtit hulumtim të opinionit, vetëm 24 % e popullatës në Kanada mendojnë se besimtarët janë njerëz më të mirë, një shifër kjo prej 8 % më e vogël se ajo e sondazhit të vitit 2011, shkruan Global News.
Megjithatë, 90 % e të anketuarve thonë se ata ndjehen tërësisht rehat me njerëzit përreth tyre që mund të kenë besim të ndryshëm fetar.
Sean Simpson, zëvendëspresidenti i “Ipsos Affairs” ka thënë: “Momentalisht shumë gjëra po ndodhin në emër të fesë” dhe ka shtuar se “natyrisht duke e marrë ISIS (organizata terroriste Shteti Islamik) si shembullin fillestar që e përdor fenë për të justifikuar atë që po e bën”.


